Alternativa

VETËVENDOSJE

Drejtësi

SHTETI I SË DREJTËS

Shteti i së drejtës është bazamenti i drejtësisë, demokracisë dhe zhvillimit. Është e pamundshme që një shoqëri dhe shtet të jetë i drejtë dhe të zhvillohet po qe se nuk ndërtohet mbi parimin e sundimit të ligjit dhe barazisë së qytetarëve para ligjit. Shteti është i së drejtës atëherë kur principi organizativ i tij është kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, kurse ligjet janë në përputhje me interesin qytetar dhe kombëtar.
Shteti i së drejtës është shtet i transparencës. Gjithçka funksionon dhe organizohet sipas rregullave të cilat artikulojnë dhe mbrojnë interesin e njerëzve, prandaj qytetari ndjehet i sigurt karshi ndërhyrjes arbitrare të pushtetit. Në anën tjetër, meqë vetë pushteti udhëhiqet nga ligjet dhe u bindet atyre, institucionet politike i nënshtrohen një sistemi të ndërvarësisë dhe kontrollit. Ato duhet të jenë të përgjegjshme dhe të japin llogari para popullit, aty ku ato e marrin legjitimitetin e ushtrimit të autoritetit të tyre politik.
Ne mendojmë që parimi i ndarjes së pushteteve e garanton pavarësinë e tyre dhe funksionimin adekuat të demokracisë. Aty ku pushteti politik ekzekutiv ndërhyn në punët e drejtësisë, nuk ka demokraci dhe drejtësi. Aty ku qeveria nuk i zbaton ligjet e miratuara të legjislativit, nuk ka shtet të së drejtës.
Republika e Kosovës vuan nga mungesa serioze e shtetit të së drejtës. Ne nuk duam vetëm që Kosova të jetë shtet, por që ky shtet të jetë i së drejtës. Në Kosovë njerëzit e pushtetit shpeshherë qëndrojnë mbi ligjin, kurse Qeveria jo rrallë herë i fut duart në punët e drejtësisë.
Për shkak të ndikimit të vazhdueshëm të pushtetit qeveritar mbi drejtësinë, sot kemi një gjyqësor më të dobët se kurrë. Gjyqtarët thirren me telefona dhe marrin kërcënime e porosi se si ta kryejnë punën e tyre. Cilën lëndë duhet të shtyjnë përpara e cilën ta shmangin. Kështu që, në vend që t’i shërbejë vënies së drejtësisë në vend, gjyqësori sot po funksionon shumë më tepër si instrument politik në duart e pushtetit politik.
Shkarko të plotë Alternativën për Shtetin e së Drejtës
Shkarko
Prokuroria e Republikës së Kosovës është krejtësisht pa mbrojtje dhe vazhdimisht e shantazhuar. Për këtë arsye kryeprokurori i Kosovës ka mbetur një figurë anonime, të cilën pakkush nga qytetarët e Kosovës e njeh. Ka aq shumë punë që e pret prokurorinë në Kosovë, kurse aq pak rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar.
Lëvizja VETËVENDOSJE! është vendosmërisht e përcaktuar për ta kthyer Kosovën në shtet të së drejtës. Në programin tonë politik shteti i së drejtës merr rol qendror sepse ai është i pakompensueshëm për demokracinë dhe zhvillimin që aq shumë i duhet vendit tonë. Në mungesë të shtetit të së drejtës, i cili duhet të jetë në fundament të organizimit politik, çdo investim tjetër është i kotë dhe shkon huq.
Prandaj shteti i së drejtës duhet të jetë pikënisja e të gjitha arritjeve tjera të ardhshme, duke filluar nga drejtësia, e deri te ekonomia.
Shkarko Alternativën e plotë Qeverisëse
Shkarko

Barazi

SHTETI SOCIAL

Republika është barazi. Barazinë e ka pikënisje: të gjitha qytetarët në të, pa kurrfarë dallimi, janë të barabartë. Ajo po ashtu ndërton mekanizma që garantojnë këtë barazi, vazhdimisht dhe pafundësisht. Kështu Republika barazinë e ka pikësynim.

Barazia nuk është thjeshtë barazi në shanse. Individualisht, dhe në aspektin grupor (qoftë ky i përkufizuar nga vendbanimi, shtresa shoqërore, përgatitja shkollore i prindërve e familjarëve, zakonisht të tria të ndërlidhura), ne i nënshtrohemi kushteve dhe rrethanave të ndryshme objektive. Ato natyrisht se janë të determinuara nga një zhvillim i ndryshëm historik. Si rrjedhojë, Republika angazhohet në përmirësimin produkteve të ndryshme të rrethanave të ndryshme.Republika angazhohet për barazi në rezultate. Republika është vetëm atëherë kur ajo bëhet barazi e mirëqenie për qytetarin.

Mirëqenia sociale nuk është një mekanizëm. Ajo është pjesë përbërëse e secilës politikë të Republikës. Ajo para së gjithash dhe mbi të gjitha bazohen në një shpërndarje të barabartë të pasurisë dhe e kushtëzon atë. Barazia në rezultate, në funksion të rritjes së mirëqenies dhe barazisë së gjithëmbarshme, nënkupton që ata që fitojnë më shumë dhe që jetojnë në kushte më të mira, ta bartin një përgjegjësi më të madhe karshi të mirës së përgjithshme. Sepse kushtet e mira të jetesës dhe mundësia më e madhe për të krijuar të ardhura më të mira familjare janë prodhim i po kësaj të mire të përgjithshme: këto vijnë nga pasuria e përgjithshme e cila është krijuar, akumuluar, mirëmbajtur dhe funksionalizuar nga një punë e bashkuar shoqërore. Pjesëmarrja e barabartë në pasurinë e përgjithshme është parakusht i kohezionit shoqëror. E shoqëria kohezive është parakusht i krijimit të pasurisë së përgjithshme, e si rrjedhojë edhe asaj individuale.
Shkarko të plotë Alternativën për Shtetin Social
Shkarko
Mirëqenia, si rishpërndarje e pasurisë, përveç drejtësisë dhe barazisë sociale, e ka edhe racionalen e vet ekonomike. Ajo e mundëson dhe funksionalizon kërkesën agregate të përgjithshme. Është ekonomi që merr për bazë mbikëqyrjen dhe nxitjen e kërkesës, e jo vetëm ekonomi e ofertës. Sepse nuk mund të ketë ekonomi pa kërkesë, siç nuk mund të ketë Republikë pa shoqëri.
Republika për të qenë, duhet të bëhet shtet social. Ky shtet social është shtet i popullor: sepse është shtet që i shërben pikërisht atyre shtresave shoqërore që e kanë më së shumti në nevojë. Ky shtet punon që t’i punësojë të papunët, t’ua mbrojë të drejtat punëtorëve të pambrojtur, t’ua ofrojë arsimin e shëndetësinë të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë, t’ua shpaguajë dhe mirënjoh pensionistëve kontributin për shoqërinë. Ky shtet e siguron shoqërinë, e zhduk dallimin, margjinalizimin e shtypjen, e barazon gruan, e nxjerrë nga mjerimi të varfrin, dhe u garanton qasje në të mirat sociale të gjithëve. Këtë e bën Republika dhe kështu bëhet Republika.
Shkarko Alternativën e plotë Qeverisëse
Shkarko

Zhvillim

SHTETI ZHVILLIMOR

Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet që modeli ekonomik në Kosovë, përbrenda atij të ekonomisë të tregut, të jetë ai i një shteti zhvillimor. Shteti zhvillimor përpiqet që të balancoj rritjen ekonomike me zhvillimin social dhe mirëqenien e përgjithshme.
Shteti zhvillimor luan një rol aktiv në drejtimin dhe zhvillimin ekonomik dhe përdorimin e burimeve të vendit për të përmbushur nevojat e qytetarëve të tij. Ky model ekonomik vë në përdorim politikat shtetërore, burimet natyrore dhe ndikimin e shtetit për të luftuar varfërinë, zvogëluar papunësinë dhe pabarazinë, ndërton një klasë të mesme të fortë dhe zgjeron mundësitë ekonomike të Kosovës.
Në gjitha vendet shteti luan një rol kyç në formësimin e strukturës dhe rendimentit ekonomik. Për këtë qëllim përdor një shumëllojshmëri të instrumenteve dhe politikave. Këto politika fillojnë nga rregullimi i industrisë dhe tregtisë, rishpërndarja e të ardhurave dhe pasurive, përdorimi i politikave fiskale dhe monetare e deri tek pronësia e drejtpërdrejtë e shtetit në industri kyçe. Me modelin zhvillimor, shteti nuk është më spektator por bëhet aktor dhe faktor. Ai nuk e kontrollon zhvillimin por merr pjesë në të, nxit orientime të caktuara që dihet se janë të leverdishme, koordinon e mbështet iniciativa të ndryshme, promovon eksportin dhe nxit zëvendësimin e importeve.

Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për ndërtimin e një shteti zhvillimor që në mënyrë efikase udhëzon zhvillimin ekonomik kombëtar duke mobilizuar burimet e shoqërisë dhe drejtimin e tyre drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta. VETËVENDOSJE! i vendos nevojat e të varfërve dhe çështjet sociale të tilla si kujdesi shëndetësor, strehimi, arsimi dhe rrjeti i sigurisë sociale në krye të axhendës zhvillimore. Prioritete këto pa të cilat zhvillimi ekonomik nuk ka kuptim. Me shtetin zhvillimor tregu është në funksion të ekonomisë dhe ekonomia në funksion mirëqenies së gjithëmbarshme të shoqërisë.
Kosova si shtet zhvillimor do të jetë në gjendje të drejtojë dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik. Kjo bëhet me ndërtimin e një shërbimi të fortë publik, krijimin e një mjedisi miqësor për investitorët, mbështetjen e zhvillimit dhe rritjen e biznesit të vogël, si dhe duke përdorur ndërmarrjet publike në mënyrë efektive dhe duke kanalizuar iniciativat strategjike investive, iniciativa këto që do ndërtonin industri. Kjo industri sjell zhvillimin, modernizimin dhe punësimin për kundër ekonomisë që bazohet vetëm në shërbime e financa e cila nuk mund të jetë e suksesshme.
Shteti zhvillimor është në gjendje të kontrollojë burimet dhe resurset e mëdha që ka dhe t’i vendos ato përkrah detyrave strategjike zhvillimore të vendit që do të mundësojnë përmbushjen e qëllimeve për një shtet të zhvilluar, të drejtë e social.
Një model i tillë shteti ka nevojë për vullnet dhe guxim politik në mënyrë që të mobilizoj kapacitete strategjike, organizative dhe teknike për të realizuar rolin e tij zhvillimor. Shteti zhvillimor është në gjendje të bashkojë sektorin publik, fuqinë punëtore, universitetin, bizneset dhe shoqërinë civile në ndërveprim deri në mbërritjen e mirëqenies së përgjithshme. Duke qenë se mbërritja e shtetit zhvillimor thërret kapacitete organizative për të siguruar realizimin e qëllimit, kjo paraqet po kështu dhe gatishmërinë për reforma të domosdoshme që sigurojnë efektivitetin qeverisës. Rrjedhimisht, shteti zhvillimor mbërrin deri tek përmirësimi i sistemit dhe strukturave brenda secilës sferë qeverisëse.
Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet për një shtet zhvillimor që është edhe shtet social, shtet universal dhe shtet solidar. Universal sepse të gjithë paguajnë për të mirën e përgjithshme, dhe solidar sepse ata që kanë të ardhura më të larta paguajnë më shumë për të mirën e përgjithshme.

Scroll to Top